Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë llogari. Balla e sfidon: Dil sot në shesh
Protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit është kthyer në kryefjalë të seancës parlamentare. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi praninë në sallë të Kryeministrit Rama. “Unë mendoj se vazhdimi me çështje të tjera në këtë Parlament, pa ardhur Rama këtu, për mocion me debat, është një akt sa tradhtie aq edhe cinizmi ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk keni të drejtë të injoroni qindra mijëra qytetarë që kanë 18 ditë me flamurin e ligjit në dorë, duke sakrifikuar orë të tëra. Se kush tregohet fashist tani, ju apo ata, këtë e diktojnë dhe e lë të gjykohet nga qytetarët”, tha Berisha. Berisha akuzoi Ramën se po përdor bandat kriminale për të frenuar protestat. “Ju keni vendosur t’i zgjidhni me kërcënime, duke marrë bandat. Paralajmëroj urgjent...
Burimi:
vizionplus.tv