Debat në Kuvend për raportin IBAR, Vokshi: Gogu të kërkojë falje; Ministri: Jeni peng i smirës politike!
Debate të forta janë zhvilluar në Kuvend mes deputetes së PD-së, Albana Vokshi dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, lidhur me deklaratat për raportin IBAR dhe procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Deputetja demokrate akuzoi ministrin Gogu se ka dhënë informacion të pavërtetë lidhur me miratimin e raportit IBAR, duke deklaruar se ende kishte vende anëtare që nuk e kishin miratuar procesin. “Dy ditë më parë ministri Toni Gogu doli në konferencë dhe dha lajmin e mirë që raporti IBAR ishte miratuar dhe i kishte kaluar Këshillit të Ambasadorëve. Si mundet, pa ju dridhur qerpiku, me çfarë padijenie mundet një ministër të japë një lajm që nuk ishte i vërtetë? Të paktën tre vende anëtare kanë pasur probleme me grupkapitullin e parë dhe...
Burimi:
javanews.al