Debat në Kuvend, Balla sfidon Shehajn: E di gjithë Vlora sa tokë keni në Zvërnec

Debat në Kuvend, Balla sfidon Shehajn: E di gjithë Vlora sa tokë keni në Zvërnec

Çështja e investimit në Zvërnec, u bë shkak për debatin mes kreut të grupit të PS Taulant Balla dhe deputetit Agron Shehaj. Ky i fundit po akuzonte qeverinë për korrupsion e shitje të Shqipërisë, ndërsa Balla iu përgjigj duke thënë se zhurma që bën Shehaj s’ka lidhje me protestën, por me djalin e xhaxhait të tij. Agron Shehaj tha Balla, ka pronë në Zvërnec, madje e sfidoi duke i thënë që të shkonin e në Vlorë për të vërtetuar ato çka vetë tha në Parlament. “Që ta dini të gjithë këtu, ky Agron Shehaj që bërtet s’ka lidhje fare me protestën, ka hallin e djalit të xhaxhait. Ky bërtet për pronat. E di gjithë Vlora sa hektarë tokë ka Agim Shehaj. Unë të sfidoj, dalim...