Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

Socialistët dhe demokratët janë bashkuar në përmbajtjen e projektrezolutës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Analisti Frrok Çupi tha se kërkesa e Europës për rezolutë parlamentare në Shqipëri tregon një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian dhe përmbushjen e kritereve të kërkuara. Ai u shpreh se ky zhvillim dëshmon një ritëm të avancuar të vendit drejt Bashkimit Europian dhe përmbylljen e disa çështjeve të rëndësishme të procesit. Me votimin e sotem, Çupi tha se opozita ka fituar të drejtën për të folur lirisht, por ka humbur disa “karta politike” në raport me diskursin ndërkombëtar për Shqipërinë. “Fakti që Europa kërkoi rezolutë parlamentare në Shqipëri do të thotë që kërkohet dhe ky hap sepse e pyet popullin shqiptar. Parlamenti e tha,...