‘Çështja Balluku’ dhe Integrimi/ Ministri Hoxha u shmanget pyetjeve të opozitës për bllokimin nga BE

‘Çështja Balluku’ dhe Integrimi/ Ministri Hoxha u shmanget pyetjeve të opozitës për bllokimin nga BE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e ka justifikuar bllokimin e negociatave me BE me pretendimin se nuk ka informacion. Ndërkohë që deputetët e opozitës, duke iu referuar lajmeve nga Brukseli, deklaruan se bllokimi i raportit për Shqipërinë ka ardhur si pasojë e mos përmbushjes së reformave në shtetin e së drejtës, korrupsionit dhe çështjes Balluku. Ferit Hoxha i shmangu këto çështje, duke theksuar se nuk ka dijeni se çfarë ka diskutuar Komisioni Europian dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare për Shqipërinë. Deputeti demokrat Belind Këlliçi e pyeti ministrin e Jashtëm nëse bllokimi është pasojë e votimit për imunitetin e Belinda Balluku dhe nëse gjendet në konflikt interesi, në kushtet kur vëllai i tij akuzohet nga SPAK për pastrim parash dhe pjesëmarrje në...