Çështja ‘Balluku’/ Braho: Për mua deputeti s’duhet të ketë imunitet, mungesa e masës dëmton hetimin
klodian braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, është pyetur gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve lidhur me çështjen e imunitetit të deputetëve dhe ndikimin e tij në hetimet e Prokurorisë së Posaçme. Demokrati Oerd Bylykbashi ka pyetur kreun e SPAK, Klodian Braho, lidhur me ekzistencën e një strategjie nga ana e Prokurorisë së Posaçme për çështjen e imunitetit të deputetëve, në rastet kur ky status pengon vendosjen e masave të sigurisë, si rasti i ish-numrit 2 Belinda Balluku, për të cilën masa e sigurisë nuk mund të aplikohet për shkak të imunitetit. Megjithatë, Braho nuk komentoi çështjen Balluku, ndërsa shprehu mendimin e tij personal duke thënë se nuk deputet nuk duhet të kishte imunitet fare përballë ligjit. Sipas Spahos, ndalimi i vendosjes së masës së sigurisë për shkak...
Burimi:
zeri.ai