Ceremonia e Diplomimit/ Ministri Nufi: Shqipëria fitoi një brez të ri oficerësh, 10 prej tyre nga Kosova

Ceremonia e Diplomimit/ Ministri Nufi: Shqipëria fitoi një brez të ri oficerësh, 10 prej tyre nga Kosova

Këtë të mërkurë u zhvillua Ceremonia e Diplomimit të 67 oficerëve të rinj të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura. I pranishëm në ceremoni ishte ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili përgëzoi oficerët e rinj për përfundimin me sukses të kursit. Gjatë fjalës së tij, ministri tha se Shqipëria fitoi një brez të ri oficerësh të përgatitur për t’i shërbyer Atdheut. Ministri nënvizoi se nga 67 oficerët e diplomuar, 10 janë nga Kosova. Ministri Nufi: Sot Shqipëria fiton një brez të mirë oficerësh, një brez të ri udhëheqësish të përgatitur mirë për ti shërbyer atdheut, qytetarëve dhe për të përfaqësuar me dinjitet flamurin shqiptar. 67 oficer të rinj, 10 prej të cilëve nga Kosova uroj përzemërsisht për përfundimin me...