Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

Në sallën e Kuvendit u shkëmbyen replika të forta mes deputetit socialist Erion Braçe dhe ministrit të Bujqësisë Andis Salla, lidhur me cilësinë e plehut Ure (përqindja e azotit në të cilin, doli e ndryshme në 2 analiza të zhvilluara). Gjatë fjalës së tij, Braçe tha se shteti e ka humbur seriozitetin, teksa shtoi se origjina e Uresë në Shqipëri është nga Turkmenistani, ndërkohë që duhet të ishte nga vendet e BE-së. Braçe shtoi gjithashtu se Ministria e Bujqësisë duhet t’u vijë në ndihmë fermerëve dhe jo t’ua bëjë atyre punën më të vështirë. “Gjatë gjithë javës që shkoi, çështja që ka shqetësuar pafund bujqësinë, ka qenë çështja e Uresë që është në treg. Natyrisht një shoqatë që merret me konsumatorin, më kanë shkruar, më...