Braçe-Koçekut: Kujdes kur flet për Partinë Socialiste
Teksa vendi përballet prej 30 ditësh me protesta, deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka shprehur sërish kritika për mënyrën se si po funksionon demokracia e brendshme në Partinë Socialiste, për të cilën tha se po çedon. Braçe tha se mungesa e funksionimit të demokracisë së brendshme në PS nuk është e shëndetshme as për vetë forcën politike dhe as për shoqërinë në tërësi. “Unë mendoj se, në tërësinë e saj, si sistem, demokracia e brendshme e PS-së nuk funksionon. Siç kam thënë edhe më parë, proceset demokratike brenda PS-së, si zgjedhja me votën e çdo anëtari apo mundësia që anëtarët të zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë dhe do t’i udhëheqë përpara elektoratit, janë zëvendësuar me njoftime, që herë janë në murin e Kryesisë, herë...
Burimi:
ntv.al