Bllokimi i integrimit/ Tabaku: Qeveria bën propagandë dhe ka komplikuar seriozisht rrugën e Shqipërisë drejt BE
Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian ka miratuar raportin vjetor për Shqipërinë, një dokument që vë në dukje problematika serioze në rrugën e vendit drejt integrimit dhe që qëndron në kontrast të plotë me narrativën optimiste të qeverisë. Sipas deputetes së opozitës, Jorida Tabaku e cila ishte e ftura në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, raporti reflekton realitete për të cilat opozita ka paralajmëruar prej vitesh, ndërkohë që mazhoranca qeverisëse ka refuzuar ta diskutojë atë. Raporti, i cili është miratuar nga të gjitha forcat politike në komision, nuk kufizohet vetëm tek çështjet politike si bllokimi i imunitetit të ish-zëvendëskryeministres apo liria e medias, por shtrin analizën e tij edhe në situatën ekonomike, korrupsion, varfëri dhe mjedis. Ai shërben si një...
Burimi:
syri.net