BKH në terren, arrestime pa policinë/ Braho: Të kemi pavarësinë tonë në operacione specifike

BKH në terren, arrestime pa policinë/ Braho: Të kemi pavarësinë tonë në operacione specifike

klodian braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, u pyet gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve edhe për marrëdhënien mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, si dhe për operacionet e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në terren. Gjatë diskutimeve, deputetët ngritën edhe çështjen e ndërhyrjeve të BKH-së për arrestimin e personave në kërkim pa asistencën e Policisë së Shtetit, duke iu referuar rastit të Adi Çobës në Durrës. Në përgjigjen e tij, Braho theksoi se Policia e Shtetit mbetet partneri kryesor i SPAK-ut, por nënvizoi se institucioni duhet të ketë pavarësi procedurale dhe operacionale për të garantuar efektivitetin e hetimeve. “Referimet e policisë janë rritur, gjatë këtij viti kemi patur referime nga Policia e Shtetit. Kemi vlerësimin me të madh për Policinë e shtetit, për...