Berisha: Tirana dhe Beogradi bashkëpunojnë kundër protestës, në tubime mund të ketë agjentë serbë

Berisha: Tirana dhe Beogradi bashkëpunojnë kundër protestës, në tubime mund të ketë agjentë serbë

Sali Berisha TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot para mediave se në protestën që po zhvillohet prej 31 majit mund të ketë edhe agjentë serbë. Sipas Berishës, ekziston një bashkëpunim mes Tiranës dhe Beogradit me qëllim shpërbërjen e protestës, e cila sot shënon ditën e saj të 19-të. “Qytetari digjital më ka thënë se ka agjentë serbë në protestë. Kjo sepse ka një bashkëpunim mes Tiranës dhe Beogradit. Këto po marrin ekspertë serbë të protestave të zgjatura dhe është një akt antishqiptar. Serbët nuk janë prapa diellit. Janë të kontraktuar, i paguan Vlora dhe këto. Vlora Çitaku është agjente e kombinuar mes Ramës e Vuçiçit”, deklaroi Berisha. Gjatë konferencës, kreu i PD-së u ndal edhe te çështja e Zvërnecit, duke akuzuar kryeministrin Edi...