Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e PD. Do jeni boshti kryesor i arritjes së objektivave

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e PD. Do jeni boshti kryesor i arritjes së objektivave

Në një takim me 71 anëtarët e zgjedhur nga Forumi Rinor i  Partisë Demokratike në Këshillin Kombëtar të PD-së, kryetari Sali Berisha, vuri theksin te ripërtëritja e partisë, roli i të rinjve dhe akuzat ndaj qeverisë. Duke iu drejtuar të rinjve të FRPD-së, Berisha e përshkroi këtë grup si ‘audienca e vërtetë e shpresës’ për partinë dhe vendin, duke e lidhur praninë e tyre në Këshillin Kombëtar me procesin e ripërtëritjes së PD-së. Ai theksoi se Kuvendi i fundit i partisë ishte një ‘Kuvend Ripërtëritje, ku sipas tij, përfshirja e brezit të ri ishte element kyç për modernizimin dhe organizimin e strukturave të PD-së. Në këtë kontekst, ai vlerësoi një prej të rinjve të pranishëm si ‘potencial për t’u bërë bosht i arritjeve të ardhshme...