Berisha: Rama të largohet nga pushteti, dënoj ofendimet e tij ndaj protestuesve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me projektin e parashikuar për t’u zhvilluar në zonën e Zvërnecit dhe protestat qytetare kundër këtij investimi. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha dënoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve, duke i cilësuar si të papranueshme etiketimet që, sipas tij, i krahasojnë ata me nazistë apo pasues të Hitlerit. “Dënojmë me forcën më të madhe etiketimet që u bën Edi Rama protestuesve duke shfrytëzuar dhe keqinterpretuar thirrjet e tyre. T’i quash nazistë ata apo pasues të Hitlerit, si pasues të Hitlerit sepse thonë ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, për t’i rikujtuar një slogan të Mit’hat Frashërit ‘Shqipëria e shqiptarëve’, është një armiqësi e egër, e paimagjinueshme. Mit’hat Frashëri ishte një burrë mendjendritur, një atdhetar. Por...
Burimi:
javanews.al