Berisha: Protestat e fundit e kanë bërë të pashpresë sundimin e Ramës në Shqipëri
Kryedemokrati Sali Berisha përshëndeti sot protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se është kryer një “rrethim epik” i Kryeministrisë, të cilën e cilëson si epiqendër të krimit. Sipas Berishës protestat e fundit e kanë bërë të pashpresë sundimin e Edi Ramës në Shqipëri. “Jam këtu për të përshëndetur përzemërsisht dhe me mirënjohje të pakufishme ata dhjetëra mijëra apo qindra mijëra qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, që udhëtuan nga të katër anët e Evropës dhe botës dhe u bashkuan të shtunën dhe të dielën me dhjetëra mijëra qytetarë, duke i dhënë Tiranës dhe kombit një det të vërtetë shprese me protestën e tyre të paparë ndonjëherë. Uikendi që kaloi, kryengritja paqësore më e fuqishme apo protesta paqësore më e fuqishme...
Burimi:
javanews.al