Berisha para delegatëve të Kuvendit: Rama bëri gjithçka për asgjësimin e PD, arrestoi liderët e opozitës

Berisha para delegatëve të Kuvendit: Rama bëri gjithçka për asgjësimin e PD, arrestoi liderët e opozitës

Pas zgjedhjeve pa garë, Sali Berisha ka thirrur delegatët e Kuvendit Kombëtar. Nga aty, sulmoi kryeministrin Edi Rama se ishte ai që ndërmori sulmin për të asgjësuar Partinë Demokratike, duke i marrë vulën. Berisha i tha Ramës se gaboi, pasi PD nuk blihet e as nuk shitet. Për të justifikuar humbjet që renditi pas rikthimit në PD, Berisha artikuloi edhe njëherë akuzat e vjetra se kryeministri Edi Rama urdhëroi arrestimin e liderëve e partive opozitare. “Unë e dija që na prisnin beteja të egra, por miq në karrierën time politike dhe në jetë kam bërë gabime. Kam patur një avantazh të madh, nga vitet e rinisë deri më sot, gjithnjë kam ruajtur të paprekur bindjen se jashtë teorisë së gabimit kurrkush nuk del. Ndaj gjithmonë...