Berisha nxjerr paketën ekonomike: 200 euro minimum jetik dhe ulje taksash
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi një paketë masash që, sipas tij, synon të përballojë rritjen e çmimeve, të rrisë të ardhurat e qytetarëve dhe të mbështesë sektorin e turizmit. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se rritja e kostos së jetesës është pasojë e politikave ekonomike të qeverisë dhe renditi masat që, sipas tij, do të zbatonte Partia Demokratike. Sipas Berishës, paketa parashikon vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh për çdo qytetar, heqjen e TVSH-së ose uljen e saj në 6% për produktet ushqimore, si dhe dyfishimin e pagave dhe pensioneve përmes, siç u shpreh ai, “një politike agresive të rritjes së tyre”. Kreu i opozitës u ndal edhe te turizmi, duke deklaruar se sektori është përballur...
Burimi:
ntv.al