Berisha: Me Rilindjen e parë Urbane u vodhën 3.2 miliardë euro, tani do vidhen edhe të paktën 2 miliardë të tjera

Berisha: Me Rilindjen e parë Urbane u vodhën 3.2 miliardë euro, tani do vidhen edhe të paktën 2 miliardë të tjera

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale se me projektin e Rilindjes Urbane janë abuzuar 3.2 miliardë euro. Sipas tij, kostoja e 61 shesheve të ndërtuara në qytete dhe qyteza nuk mund të kishte kaluar 450 milionë euro. Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë se me projektin e ri do të shpërdorohen edhe të paktën 2 miliardë euro të tjera, duke u shprehur se 1.5 miliardë euro janë parashikuar për qëllime elektorale në prag të zgjedhjeve vendore.  FJALA E BERISHËS: Bulent Tupi: Përshëndetje Doktor. Nëse Rilindja Urbane ishte ‘sukses historik’, pse pas 13 vitesh duhet një rilindje 2.0 për të zgjidhur të njëjtat probleme? Sali Berisha: Me Rilindja Urbane u vodhën 3.2 miliardë euro. 61 sheshe, se e kisha...