Berisha kundër uljes së bashkive: Rama po vijon antireformën territoriale, synon shpopullimin

Berisha kundër uljes së bashkive: Rama po vijon antireformën territoriale, synon shpopullimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po vijon një proces që ai e cilësoi “antireformë territoriale”, duke pretenduar se mazhoranca synon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Në një deklaratë gjatë prezantimit të qëndrimit të PD-së për reformën territoriale, Berisha përgëzoi grupin e punës të drejtuar nga Luçiano Boçi, duke thënë se opozita ka hartuar një projekt të ri që, sipas tij, synon zhvillimin e zonave rurale dhe afrimin e shërbimeve me qytetarët. Berisha deklaroi se qeveria u tërhoq nga procesi i konsultimeve për reformën territoriale, pasi sipas tij, gjatë takimeve në terren propozimet e Partisë Demokratike morën mbështetje nga komunitetet lokale. “Edi Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur. E kuptoi se reforma territoriale ka...