Berisha kërkon të identifikohet me protestat: Lëvizja është e pandalshme!

Berisha kërkon të identifikohet me protestat: Lëvizja është e pandalshme!

Pasi për vite me radhë Sali Berisha ka dështuar në përpjekjet për largimin e qeverisë, tani duket se po shpreson ta arrijë përmes protestave që po zhvillohen prej disa ditësh nga qytetarët. Madje përballë partive simotra të së djathtës europiane, ai ka marrë dhe autorësinë e këtyre protestave, ndërsa manifestuesit, i konsideron, pjesë të një organizimi të Partisë Demokratike. “Lëvizja është e pandalshme. Ju them këtë: nuk është vetëm një lëvizje e partisë sime, por është e pandalshme”, u shpreh Berisha. Ndërsa për mikrofonin e televizionit të familjes së tij, Syri TV, dha një variant të modifikuar.“Garantova se protesta është e pandalshme. Theksova se kjo nuk është një vepër e Partisë Demokratike, por Partia Demokratike e mbështet atë”, tha Berisha. Mbetet e paqartë se si...