Berisha ironi me SPAK: Po ndërtojnë mini-maternitet për ministret e Ramës, përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar ligjit
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është paraqitur sot, 2 gusht 2026, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ në kuadër të dosjes ‘Partizani’. Pas daljes nga prokuroria, Berisha ka mbajtur dhe një komunikim për media, teksa tha se brenda në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet për të gjitha gratë, pjesë e kabinetit të Ramës, që përdorin shtatzëninë për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë. “Punime intensive, po ndërtonin një mini-maternitet. Dhe kishin sjellë aty, përveç të gjitha mjeteve që duhen për obstetrikën, edhe inkubatorë për bebet. Kishin shkruar një listë me emra, për të zgjedhur emrin. Prit, prit se kjo është më interesante. Po të lindë vajzë, do ta quajnë Skapica, ose Spakica. Po të lindë djalë, Spakic. Spaku....
Burimi:
javanews.al