Berisha: Inxhinierë dhe drejtues të sektorit të naftës u pushkatuan sepse nuk realizoheshin pritshmëritë e Enver Hoxhës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në takimin e organizuar nga Departamenti i Ish-të Përndjekurve Politikë në selinë e PD-së, ku u përkujtua martirizimi i elitës së sektorit të naftës gjatë regjimit komunist. Në fjalën e tij, Berisha nderoi kujtimin e inxhinierëve dhe specialistëve që, sipas tij, u përndoqën dhe u ekzekutuan për shkak të bindjeve dhe profesionalizmit të tyre. Berisha akuzoi diktatorin Enver Hoxha se ndërhynte arbitrarisht edhe në vendimmarrjet teknike për kërkimin e naftës, ndërsa theksoi se shumë inxhinierë dhe drejtues të shquar u pushkatuan ose u burgosën pasi nuk përmbusheshin pritshmëritë e vendosura prej tij, duke i cilësuar proceset ndaj tyre si një goditje ndaj elitës intelektuale të vendit. Berisha: Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju të...
Burimi:
syri.net