Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se heqja e sanksioneve ndaj tij është në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara. Para gazetarëve, Berisha u shpreh se vendimi i autoriteteve amerikane përbën, sipas tij, një korrigjim të një padrejtësie të mëparshme dhe është marrë në interes të SHBA-së. Ai shtoi se, sipas komunikimeve që ka pasur, Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se ai dhe familjarët e tij janë hequr nga lista e personave që nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Anesti Bajramemaj, A2CNN: Zoti Berisha, kam dy pyetje. E para lidhur me lajmin që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heqjen e sanksionit ndaj jush për lejimin e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga komunikimi që keni...
Burimi:
opinion.al