Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Agasi ka bërë masakër në kadastër…
Kreu demokrat ka komntura gjatë ditës së sotme edhe zhvillimin e hetimeve për AKSHI-n Mariglen Kume: Pak ditë më parë zoti Berisha, në prokurorinë e posaçme ishte një prej anëtarëve të Komisionit të Prokurimeve Publike në lidhje me çështjen e dosjes së AKSHI-t. Por a duhet të shkonte edhe nënkryetari në cilësinë e kryetarit duke qenë se kryetari mungon? Sali Berisha: Tani, ju jeni dëshmitarë se AKSHI është një hetim i pashpresë. Edi Rama, në konflikt flagrant interesi, ka marrë përsipër avokatinë publike të hapur ndaj AKSHI-t. Mos harroni përgjërimet e tij për Mirlindën e gjorë, që ka vjedhur dhjetëra milionë euro të qytetarave, që kryesonte një grup të strukturuar kriminal, dhe që ky e shpallte të dëlirë sa vetë pafajësia. Mos harroni një moment...
Burimi:
syri.net