Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për personalitetin e shquar, Akademikun Emin Riza

Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për personalitetin e shquar, Akademikun Emin Riza

Kryetar i Partisë Demokratike, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut, Emin Riza. Me një shënim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, Riza, një nga personalitetet më të njohura të kulturës e monumenteve, ka lënë pas një trashëgimni të vyer. ‘Profesor Emin Riza dha një kontribut të çmuar në proceset demokratike të vendit. Ai ishte ndër intelektualët më të shquar që u bashkua që në fillimet e saj me Lëvizjen Demokratike të viteve '90. Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.’, shkruan kreu i PD. Mesazhi i kryetarit të PD, Sali Berisha: Të dashur miq, Akademiku Emin Riza, një nga personalitetet më të shquara të kulturës sonë kombëtare, kolos në fushën e trashëgimisë kulturore...