Berisha akuzon Olsi Ramën: I implikuar në afera bixhozi, mori licencë kazinoje në shkelje të ligjit, do ta denoncojmë në SPAK

Berisha akuzon Olsi Ramën: I implikuar në afera bixhozi, mori licencë kazinoje në shkelje të ligjit, do ta denoncojmë në SPAK

Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme për mediat, ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën, se qëndron pas një skeme për përfitimin në mënyrë të paligjshme të licencës së një kazinoje në Tiranë. Sipas Berishës, bëhet fjalë për një kazino, licenca e së cilës është marrë nga persona që, sipas tij, kanë shërbyer si prestanome të Olsi Ramës. Ai foli edhe për skemën e blerjes së një toke në Kepin e Rodonit. Sipas tij, Partia Demokratike ka siguruar dokumente që tregojnë se një tokë e blerë për 320 mijë euro u rivlerësua në 26 milionë euro brenda 60 ditësh dhe më pas u përdor për të siguruar licencën e kazinosë. Kryedemokrati njoftoi se Partia Demokratike do...