Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në manifestimin “Mirë se vini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2026”, ku përcolli një mesazh për ruajtjen e identitetit kombëtar, forcimin e lidhjeve me diasporën dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit e cilësoi këtë aktivitet si një urë që bashkon shqiptarët me vendlindjen, duke theksuar se Alpet Shqiptare përfaqësojnë historinë, traditat dhe karakterin e popullit shqiptar. Begaj vlerësoi kontributin e shqiptarëve të Plavës dhe Gucisë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, ndërsa nënvizoi se kjo trevë ka nxjerrë figura të rëndësishme të historisë shqiptare, si Ali Pashë Gucia dhe Jakup Ferri. Presidenti u shpreh se lidhja me vendlindjen nuk matet me distancën, por me ruajtjen e gjuhës, kujtimeve dhe...