“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez
Bashkimi Europian u investua në rrëzimin e kryeministrit Viktor Orban në Hungari, por vendimtare ishte fryma popullore dhe pakënaqësia e brendshme që solli ndryshimin. Kështu u shpreh në Off The Record me Andrea Dangllin në A2 CNN analisti Mentor Nazarko, sipas të cilit Hungaria nuk mund të krahasohen me realitetin shqiptar. “Unë mendoj që ishte populli që ka përcaktuar atë. Po ishte fryma pikërisht. Po u mblodh fryma popullore. Fryma popullore pavarësisht sistemit elektoral apo salamandrës elektorale, pavarësisht kontrollit mbi mediat që ai kishte, pavarësisht qeverisjes me grupet e mëdha ekonomike apo bankare. Ndoshta rënia e mirëqenies, ndoshta afërsia me Bashkimin Europian, me vende të veçanta, tradita gjermanike, austriake e të tjerë e të tjera. Ndoshta këto kanë ndikuar ashtu siç dhe fakti që ai...
Burimi:
javanews.al