FOTO / Rama: Shkolla “22 Tetori” me laboratorë modernë dhe hapësira sportive
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga rikonstruksioni i shkollës “22 Tetori” në Berat, duke treguar transformimin e plotë të saj në kushte moderne për nxënësit. Në postimin e tij, Rama thekson se shkolla e rilindur do t’u shërbejë rreth 500 nxënësve, duke ofruar ambiente bashkëkohore, laboratorë të rinj dhe hapësira sportive e komunitare. “Mirëmëngjes dhe me rilindjen e shkollës “22 Tetori” në Berat, e cila do t’u ofrojë rreth 500 nxënësve kushte bashkëkohore, laboratorë modernë dhe hapësira sportive e komunitare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Burimi:
javanews.al