Po tentonte të merrte kanabisin e fshehur në banesën e pabanuar, arrestohet 30-vjeçari nga Durrësi

Po tentonte të merrte kanabisin e fshehur në banesën e pabanuar, arrestohet 30-vjeçari nga Durrësi

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka vënë në pranga, në kuadër të operacionit “Banesa”, një 30-vjeçar pasi u kap në flagrancë teksa po tentonte të merrte lëndën narkotike të cilën e kishte fshehur në një banesë të pabanuar pranë shtëpisë së tij. Lënda e dyshuar narkotike kanabis, me peshë 8 kilogramë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Blutë e Durrësit po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. “Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Banesa”. Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohen 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Kapet në flagrancë në banesën ku kishte fshehur lëndën narkotike dhe vihet...