Çekia kërkon shpjegim nga Rusia pasi Medvedev i kërcënoi fabrikat e dronëve në Evropë
Republika Çeke ka kërkuar shpjegim pasi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e publikoi një listë kompanish që pretendon se po ndihmojnë në prodhimin e dronëve sulmues për Ukrainën, ndërsa ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, e quajti atë “listë e shënjestrave të mundshëm” për ushtrinë ruse. Lista, e cila përfshinte adresat e kompanive në shumë vende, kryesisht në Evropë, u publikua nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më 15 prill, së bashku me një paralajmërim se një bashkëpunim i tillë “po i zhyt këto vende më shpejt në luftë me Rusinë” dhe se mund të ketë “pasoja të paparashikueshme”. Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Ministria ruse tha se përpjekjet evropiane për të rritur furnizimet me dronë për Ukrainën do të çonin në një...
Burimi:
javanews.al