Sot protesta e opozitës, Berisha rikthen fjalimet në bulevard. Ja akset që bllokohen

Sot protesta e opozitës, Berisha rikthen fjalimet në bulevard. Ja akset që bllokohen

Partia Demokratike e Shqipërisë ka thirrur për sot, më 17 prill, protestën e radhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë. Tubimi pritet të nisë zyrtarisht në orën 19:00 dhe të zgjasë deri në orën 22:00. Kreu i PD-së, Sali Berisha, pritet t’u drejtohet mbështetësve me një fjalim nga podiumi në shesh, pasi fillimisht do të mbërrijë në selinë e partisë dhe më pas do t’i bashkohet protestuesve. Ndryshe nga disa tubime të mëparshme të zhvilluara në formë lëvizjeje nëpër kryeqytet, kjo protestë rikthen formatin klasik me fjalime në bulevard. Në një konferencë për mediat të organizuar para tri ditësh, i pyetur mbi protestën e sotme, Berisha tha se:  “Do të jetë një revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje, në mbrojtje të...