Nga Italia në Spanjë, Rama takohet sot me Pedro Sánchezin dhe António Costan
Pas vizitës zyrtare në Itali, kryeministri Edi Rama vijon axhendën e tij ndërkombëtare në Spanjë, ku pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me homologun spanjoll Pedro Sánchez dhe Presidentin e Këshillit Europian, António Costa. Vizita në Barcelonë vjen menjëherë pas qëndrimit në Romë, ku Rama u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Pallatin Chigi. Takimi mes dy liderëve u shoqërua edhe me gjeste miqësore përtej protokollit, duke reflektuar marrëdhënien e afërt mes tyre. Gjatë bisedimeve në Romë, fokusi ishte te forcimi i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin në mbrojtje dhe luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Rama vlerësoi publikisht qeverinë Meloni, duke theksuar se asnjë qeveri italiane në 35 vitet e fundit nuk ka ndërmarrë një...
Burimi:
javanews.al