Szczęsny pranë lamtumirës nga Barcelona: Periudhë e shkurtër në “Camp Nou” por intensive, dua të iki me titull

Szczęsny pranë lamtumirës nga Barcelona: Periudhë e shkurtër në “Camp Nou” por intensive, dua të iki me titull

E ardhmja e Wojciech Szczęsny duket e sigurt. Portieri polak është gjithnjë e më afër lamtumirës nga Barcelona, pas një periudhe të shkurtër por të rëndësishme që ka të ngjarë të përfundojë në fund të sezonit. Konkurrenca midis portierëve pritet të rritet: Joan García është gati të mbetet titullar, Ter Stegen do të kthehet në verë dhe nënshkrime të tjera të mundshme, si Álex Remiro, mbeten në sfond. Ky skenar zvogëlon më tej shanset e ish-portierit të Juventus për të qëndruar, pavarësisht vetëdijes së tij për situatën. I intervistuar nga “Som3cat”, Szczęsny foli me shumë qetësi për të ardhmen e tij. “Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur në Barcelonë. E di që nuk kam shumë kohë këtu, por kalova një kohë të mrekullueshme...