Të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtarë të drogës, dalin para GJKKO 3 tre të arrestuarit
Tre personat e arrestuar nga SPAK, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, do të dalin sot (17 prill) para Gjykatës së Posaçme (GJKKO). Personat me inicialet L.p., F.M. dhe A.K., akuzohen si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës. Seanca gjyqësore do të drejtohet nga gjyqtarja Alma Kodraliu që ka firmosur më herët masat e sigurisë në dhomë këshillimi. Aksioni i SPAK u zhvillua të mërkurën (15 prill), ku në total u firmosën 11 urdhër-arreste. Sipas dosjes hetimore, grupi ka vepruar intensivisht gjatë periudhës 2019-2021. Gjatë kësaj kohe, janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, me origjinë nga Peruja, Ekuadori dhe Kolumbia, me destinacion kryesor Portin e Roterdamit në Holandë....
Burimi:
javanews.al