Arrihet marrëveshja, kapiteni i Juventus gati të zgjasë kontratën deri në vitin 2030

Arrihet marrëveshja, kapiteni i Juventus gati të zgjasë kontratën deri në vitin 2030

17 Prill 2026 10:38 Telesport Është dita e Manuel Locatelli: mesfushori është gati të nënshkruajë rinovimin e kontratës së tij me Juventus. 28-vjeçari do ta zgjasë kontratën e tij me klubin nga Continassa deri në vitin 2030, me një pagë prej rreth katër milionë eurosh plus bonuse. Kapiteni i Juventus, aktualisht po takohet me drejtuesit e klubi bardhezi, së bashku me agjentët e tij për të nënshkruar kontratën e re. Prandaj, Locatelli do të vazhdojë udhëtimin e tij te Juventus, i cili filloi në gusht 2021, kur ai mbërriti në Torino nga Sassuolo. Me bardhezinjtë ai ka realizuar 9 gola në 224 ndeshje zyrtare, duke qenë një nga shtyllat e skuadrës dhe duke merituar shiritin e kapitenit.