Rekord të ardhurash për tenistët në Roland Garros, organizatorët rritin me 9/5% premion
17 Prill 2026 12:09 Telesport Premiot që do të jepen për tenistët në grand slam-in e Roland Garros këtë vit do të rriten me 9.5% krahasuar me një vit më parë. Rritjet më të mëdha që do të shkojnë në fazën kualifikuese dhe raundet e para. Shuma totale e premios që organizatorët do të japin është 61,723,000 euro. Fituesit e lojës teke do të marrin secili nga 2.8 milionë euro, një rritje prej 9.8%. Shpërblimet për ndeshjet kualifikuese do të rriten me gati 13%, ndërsa tenistët e eliminuar në raundin e parë të shortit kryesor do të marrin 87,000 euro secili, një rritje prej 11.5%. Tenistët, aktualisht po bëjnë fushatë për rritje të çmimeve në turnetë Grand Slam, si dhe kontribute në iniciativat e tyre...
Burimi:
telesport.al