BE dha“dritën jeshile” për IBAR, reagon Rama dhe ka një mesazh për opozitën: U lëshuat rrugëve dhe dogjët vendin me molotov, por Shqipëria fitoi përsëri
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi grupi i punës për zgjerimin, COELA i dha dritën jeshile raportit të piketave të ndërmjetme, IBAR e tashmë dosja do të kalojë në këshillin e ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të BE-së në COREPER. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj kritikëve që, sipas tij, kishin deklaruar se negociatat ishin bllokuar dhe se Shqipëria ishte ndëshkuar nga Europa. “Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua. Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi”, shkroi kreu i qeverisë. Rama akuzoi kundërshtarët politikë se kanë dëmtuar imazhin e vendit, duke iu referuar protestave dhe kritikave të bëra në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE...
Burimi:
vizionplus.tv