Bashkia e Dimalit mban mbledhje urgjente, Këshilli voton kundër relacionit për shkrirjen, 18 nga 21 anëtarët kundër bashkimit me Beratin!

Bashkia e Dimalit mban mbledhje urgjente, Këshilli voton kundër relacionit për shkrirjen, 18 nga 21 anëtarët kundër bashkimit me Beratin!

Bashkia e Dimalit ka zhvilluar sot një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qenë miratimi me votat e këshillit i mosshkrirjes së bashkisë si pjesë e Reformës Territoriale që ka propozuar PS. Fillimisht, në mbledhjen e zhvilluar u lexua relacioni i propozuar për shkrirjen e bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat. Sipas relacionit, të vetmet arsye të parashtuara në të kanë qenë: lidhja historike e hershme, ish-rrethet, shtrirja përgjatë lumit Osum dhe ekzistenca e Spitalit në Berat, arsye këto që sipas anëtarëve të Këshillit Bashkiak Dimal nuk përputhen me analizën e raportit të ekspertëve. Sipas këshilltarëve bashkiakë, Bashkia Dimal në këto 10 vitet e fundit ka pasur një mesatare 38% të investimeve të kryera me buxhetin e vet...