Bashkëpunim me Italinë për prodhimin e mjeteve detare, Rama: 500 vende pune të reja!
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ishte i pranishëm këtë të martë 30 qershor, në Vlorë, ku dhe u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigandit italian të industrisë detare FINCANTIERI, kompanisë shtetërore KAYO dhe Shkollës Industriale “Pavarësia”, për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman. Qëllimi i këtij memorandumi është zhvillimi i praktikave profesionale dhe mundësia e punësimit në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare. Fjalën e mbajti fillimisht kreu i KAYO-s, Ardi Veliu. Ai u shpreh se partneriteti strategjik do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e industrisë ushtarake dhe forcimin e kapaciteteve profesionale, duke ndërtuar një bazë të qëndrueshme për rritjen e aktivitetit. “Një partneritet strategjik që jep mundësi të reja për zhvillimin e industrisë ushtarake dhe jo vetëm, ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes këtij...
Burimi:
javanews.al