Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar këtë të martë në studion e emisionit “Quo Vadis” në Vizion Plus, ka rrëfyer për herë të parë se si është bërë emërimi i Ols Dados prokuror në vitin 2008. Sipas Topit, propozimi ka ardhur nga Kryeprokurorja e asaj kohe, Ina Rama, dhe institucioni i Presidentit ka pasur vetëm tagrin për ta dekretuar formalisht. Ai tha se gjithçka që i takonte procedurës ezaurohej brenda Prokurorisë, e cila administronte të gjitha dokumentet kur hapej gara dhe te Presidenti vinte vetëm propozimi formal për dekretim. “Njerëzit duhet ta kuptojnë: Tek Presidenti nuk vijnë gjëra të karakterit analitik. Dekreti është në përputhje me parimet kushtetuese. Cilat janë parimet kushtetuese? Që në këtë marrëdhënie midis dy institucioneve, të drejtën e propozimit e...