“Balluku, Sazani dhe antarësimi në BE”, Rama flet për ‘Postimees’: S’bëhet fjalë për akuza korruptive

“Balluku, Sazani dhe antarësimi në BE”, Rama flet për ‘Postimees’: S’bëhet fjalë për akuza korruptive

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për të përditshmen estoneze “Postimees”, gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën “Lennart Meri” në Talin, më 18 maj. Gjatë intervistës është prekur çështja e investimeve amerikane në Shqipëri, përfshirë projektin në Sazan, procesi i antarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe hetimi ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Sa i përket çështjes së Ballukut, Rama është shprehur se nuk ka akuzë për korrupsion, por vetëm keqmenaxhim të prokurimit publik. Sipas tij hetimet ndaj Ballukut duhet të vazhdojnë pa kufizuar lirinë e individit mbi bazë të dyshimeve, duke theksuar se Shqipëria po përparon në luftën kundër korrupsionit përmes sistemeve dixhitale dhe reformave të prokurimit publik. "Ky nuk është një rast korrupsioni. Prokuroria nuk po e akuzon atë për korrupsion. Pra, nuk ka akuzë...