Balla takon Nancy VanHorn, në fokus partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Balla takon Nancy VanHorn, në fokus partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në një takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn. Takimi u zhvillua në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 104-vjetorit të njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Gjatë bisedës, Balla dhe VanHorn kanë vlerësuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve, si në planin dypalësh ashtu edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare ku ato janë aleate. Balla thekson gjithashtu se partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet një prioritet i rëndësishëm për Shqipërinë, duke veçuar bashkëpunimin në forcimin e shtetit ligjor, konsolidimin e institucioneve demokratike, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe mbështetjen e investimeve amerikane në vend. Postimi i plotë i Taulant Ballës:...