Balla dënon heqjen e flamurit izraelit: Akt i rëndë dhe i turpshëm. Nuk është në traditën e shqiptarëve
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me incidentin e ndodhur gjatë protestës së mbrëmshme në Tiranë, ku persona të maskuar hoqën flamurin e shtetit të Izraelit pranë ambasadës izraelite. Në reagimin e tij, Balla theksoi se çdo qytetar ka të drejtën të protestojë dhe të shprehë qëndrimet e tij politike, por nënvizoi se cenimi i përfaqësive diplomatike dhe simboleve të kombeve të tjera nuk është në traditën e shqiptarëve. “Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë dhe të shprehë qëndrimet e tyre politike, por nuk është në traditën e shqiptarit të cënojë përfaqësitë diplomatike apo simbolet e kombeve të tjera. Populli shqiptar është njohur në histori për respektin ndaj tjetrit dhe për mbrojtjen e hebrenjve gjatë...
Burimi:
javanews.al