Bala: Meta është arrestuar me paramendim! Drejtësia përdori dy standarde
Analisti Anri Bala I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv thotë se ish presidenti i Republikës Ilir Meta u arrestua me paramendim. Ai thotë drejtësia ka përdorur dy standarde. “Meta është arrestuar me paramendim. E meriton apo jo e vendos gjykata. Dosjen e kanë marrë në 2019. Ia kishin bërë pajën gati. Dy standardet i ka përdor drejtësia” Për Balën, mbajtja në paraburgim e Metës justifikohet nga drejtësia për shkak të akuzës ‘pastrimi i parave’ “Po mundohem të vlerësoj atë që mund ta ketë vlerësuar gjykata. Dhe raste të tilla ose janë vepra që paraqesin rrezikshmëri. Unë nuk jam dakord.”
Burimi:
syri.net