Baçi: Hiqni dorë nga pazaret e pista. Mos e prekni Bashkinë e Rroskovecit!

Baçi: Hiqni dorë nga pazaret e pista. Mos e prekni Bashkinë e Rroskovecit!

Nga Luan Baçi Bëni një sondazh, t’i pyesim banorët, demokratët dhe socialistët tuaj dhe pastaj merrni vendimet. Mazhoranca ilegjitime, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025, po përgatitet, ashtu dhe siç pritej, të kalojë në Parlament me votat e saj dhe pa konsensusin e opozitës reformën e re territoriale! Edhe pse po e pranojnë vetë se reforma e vitit 2015, e miratuar vetëm nga PS, rezultoi një dështim i madh: * Duke larguar shërbimet nga qytetarët; * Duke u marrë kompetencat bashkive dhe duke ia kaluar këto qeverisë; * Duke lënë pa investime ish-komunat që iu bashkuan bashkive qendrore të zgjedhura nga vetë këta! Ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve, pa dallim, votues të PD-së dhe të PS-së, janë të shumta. Të gjithë kërkojnë vëmendje...