Avokati: Protesta u shkatërrua nga të infiltruarit, dialogu me qeverinë do të sillte paqe sociale
Një dialog mes qeverisë dhe protestuesve që prej një muaji mblidhen para Kryeministrisë do të sillte paqe sociale në vend. Kështu u shpreh avokati Edmond Petraj gjatë një interviste në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, ku kritikoi aktet e dhunës të ditëve të fundit dhe tha se protesta është shkatërruar nga të infiltruarit dhe larguar nga kauza me të cilën nisi. Sipas Petrajt, protesta duhej të kishte mbetur e fokusuar te çështjet sociale, si kostot e jetesës dhe vështirësitë ekonomike të qytetarëve, ndërsa përplasjet me Policinë vetëm sa e kanë dëmtuar atë. Duke komentuar ngjarjet e së enjtes, kur protestuesit goditën efektivët e Policisë me gurë dhe sende të forta, ai u shpreh se protesta është shkatërruar nga persona të infiltruar dhe se asaj...
Burimi:
javanews.al