Avokati kërkon hetim për protestat e PD-së: Kush i rekruton të miturit dhe kush u jep mjetet piroteknike?
“Kush i rekruton të miturit në protestat e Berishës?” ishte pyetja që dominoi debatin në “Studio Live” në Report TV, teksa avokati Alban Duraj kërkoi hetim për organizatorët e protestave të Partisë Demokratike dhe për personat që vendosin në dispozicion mjete piroteknike për fëmijët e përfshirë në tubime. Përballë tij, ish-kandidatja e PD-së Senada Mehmeti mbrojti protestat e opozitës dhe pretendoi se incidentet me molotovë nuk shkaktohen nga mbështetës të Partisë Demokratike, por nga persona të infiltruar nga policia. “Organi i akuzës të hetojë organizatorët e protestës në PD, kush i rekruton të miturit dhe cilët janë ata që i kanë vënë në dispozicion mjetet piroteknike”, deklaroi Duraj. Sipas avokatit, përfshirja e të miturve në protesta me tensione dhe përplasje me policinë nuk mund të konsiderohet normale për një...
Burimi:
javanews.al