Avokati i Kryemadhit nuk lejohet të hyjë në GJKKO, zbulohet shkaku
Avokati Redi Llanaj, i cili mbron ligjërisht Monika Kryemadhin, nuk është lejuar të futet sot në ambientet e gjykatës. Shkak është bërë refuzimi i tij për të hapur çantën personale për kontroll fizik. Edhe pse çanta kaloi fillimisht në skaner, punonjësit e sigurisë kanë kërkuar një verifikim më të imtësishëm manual. Pas kundërshtimit të avokatit për t’iu nënshtruar kësaj procedure, efektivët e sigurisë kanë zbatuar rregulloren duke i bllokuar atij hyrjen në institucion.
Burimi:
ntv.al