“Askush s’mund të jetojë me më pak se 220 euro në muaj”, Avokati i Popullit thirrje Kuvendit: Miratoni minimumin jetik
Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon që nuk ka të miratuar me ligj minimumin jetik, ndërsa mijëra qytetarë vazhdojnë të jetojnë me pensione dhe ndihmë ekonomike shumë poshtë kufirit të varfërisë. Ky ishte një nga shqetësimet kryesore që ngriti Avokati i Popullit, Endrit Shabani, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik për vitin 2025. Shabani i bëri thirrje Kuvendit të miratojë sa më parë minimumin jetik, duke theksuar se sipas përllogaritjeve të përditësuara kufiri i varfërisë në Shqipëri ka arritur në 22 mijë lekë në muaj për frymë. “Shtatë vjet më parë institucioni ynë ishte institucioni i parë publik që llogariti pragun e minimumit jetik në Shqipëri. Që nga ajo kohë, me indeksimin e inflacionit, sot kufiri...
Burimi:
sot.com.al